Adis Patushi shpreh publikisht mallin për të birin, komenti i Fifit merr gjithë vëmendjen (FOTO)

Vëmendjen e Adis Patushit nga këngëtarja Filloreta Raçi së fundmi e ka marrë djali i tij, Troi.

 

Partneri i këngëtares ka publikuar një foto në Instagram me djalin e tij që e ndan me Adrola Dushi. Krahas imazhit ku duken babë e bir nën shoqërinë e njëri-tjetrit, Adisi ka lënë edhe një dedikim të ndjerë, ku shprehet se i mungon shumë Troi.

 

“Për flappyboy-n tim.. je gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë.. në këtë botë je bota ime Troi Patushi. Babit i mungon shumë!”- shkruan ai krahas fotos.

 

Mirëpo, nëse mendoni se pas këtij postimi të ëmbël ka munguar një reagim nga Fifi, gaboheni. Këngëtarja në seksionin e komenteve ka lënë disa zemra për partnerin dhe djalin e tij.

 

Fifi dhe Adisi po e jetojnë romancën e tyre në sytë e publikut. Çifti nuk e kanë pasur aspak problem që ta publikojnë historinë e tyre, duke mos i kursyer puthjet, përqafimet dhe dedikimet plot dashuri për njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

 

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, këngëtarja nga Kosova u njoh me Adisin nëpërmjet Kledit, ish-banorit tjetër. Në rrjetet sociale, çifti na le të kuptojmë se janë më të dashuruar se kurrë, duke qëndruar së bashku 24 orë në ditë.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...