Aksident i frikshëm, përmbyset autobusi me 48 persona, 8 fëmijë e 4 të rritur dërgohen me urgjencë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Bullgari, ku një autobus me serbë është përmbysur, si pasojë kanë mbetur të plagosur disa persona.

Një autobus nga Serbia është përmbysur në autostradën e Trakës në Bullgari, duke lënduar tetë fëmijë dhe katër të rritur, disa prej tyre rëndë, raporton Euroneës Bulgaria, përcjell media serbe N1. Autobusi përfundoi në një kanal, shkruan N1.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy autoambulanca, një zjarrfikës dhe disa mjete policie. Të gjithë pasagjerët janë shtetas të Serbisë dhe në autobus kanë qenë 48 persona. Ata po ktheheshin nga Sunny Beach, pas pjesëmarrjes në festivalin në Nessebar, sipas mediave bullgare.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Stara Zagorës. Ndërkaq, RTS raporton se të lënduarit po transportohen në spitalin e Stara Zagorës dhe se dy persona kanë marrë lëndime të rënda, njëri prej të cilëve është fëmijë.

Gjithashtu televizioni publik bullgar bën të ditur se ende nuk dihet shkaku i aksidentit, por edhe se në autostradën për në Sofje është krijuar një bllokadë dhe kolona të gjata, si dhe është krijuar një korridor për mjetet e emergjencës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...