Dje kishin dasëm dhe bënë aheng të madh, dhëndërit dhe nuses sot iu digjet shtëpia

Hareja dhe gëzimi u kthyen në dëshpërim në pak orë në një familje në Lezhë. Flakët e zjarrit kanë shkrumbuar një shtëpi në Pllanë.

 

Zjarri ka rënë në banesen e Besim Demaj dhe nga flakët gjithçka është djegur. Në momentin e rënies së zjarrit, në shtëpi ndodheshin 5 anëtaret e familjes, të cilët po pushonin pasi një dite më parë martuan djalin dhe nuk e kanë vënë re zjarrin.

 

Ndersa flakët janë përhapur me shpejtësi, familja Demaj ka dalë menjëherë jashtë. Djali i shtëpisë ka tentuar të ndërhyjë vetë, por ka marrë plagë djegieje, teksa përpiqej të shuante flakët, pa mundur t’ia dalë.

 

Zjarrfikësit u përpoqën, por flakët e kishin bërë punën. Ende nuk dihet shkaku, por dyshohet një shkëndijë elektrike.

 

Gjithsesi rasti është nën hetim. Tashmë nusja me dhëndrin bashkë me familjarët duhet të gjejnë një strehë të re për të futur kokën.

 

Ndërkohë që të sapomartuarit po bëheshin gati për t’u nisur këto ditë për muajin e mjaltit, tani mbetën pa shtëpi dhe do iu duhet të prishin planet që kishin bërë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...