Uaaa, po kjo pse…? Albërije Hadërgjonaj i ‘nxjerr’ sekretin mbesës, Beatrix Ramosaj

Këngëtarja Albërije Hadërgjonaj ka zbuluar një bisedë që ka pasur me mbesën e saj, Beatriks Ramosajn.

 

E ftuar në emisionin “E diell”, Albërija ka treguar se i kishte shkruar një këngë për historinë e saj të dashurisë. Por në fakt Trixa kishte vendosur që të mos e këndonte për të mos marrë më vëmendje nga e njëjta histori.

 

“Është gocë e mençur, mesi pres, ka edhe një baladë që ia kam shkruar pas daljes së Big Brother. Po thotë se nuk dua sepse njerëzit do e personifikojnë, unë e kam shkruar si teze. E kam shkruar për atë histori. Por ajo e ndaloi rreptësisht. Më ka bërë përshtypje, një vajzë shumë e mençur. Unë i thashë, të gjithë po përfitojnë, nxirre dhe ti.

 

E më tha, teze është momenti që njerëzit të më shohin dhe vlerësojnë për talentin që kam. Edhe për atë që kam për të dhuruar. E nuk dua të përfitoj nga askush. Dhe më ka lënë pa fjalë. është e mirë, shumë pozitive. është me të vërtetë shumë dinjitoze,”-tha Albërija në intervistë.

 

Mbesa e saj, Trixa krijoi një lidhje me aktorin e humorit Donald Veshajn brenda shtëpisë së “Big Brother”. Por sapo ai doli jashtë u kthye tek ishi, moderatorja Bora Zemani.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...