Sali Berisha s’i ka marrëdhëniet e mira me nusen e djalit/ Ky është detaji që i nxori zbuluar

Ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon momentalisht takime me demokratë në të gjithë vendin. Takimet e tij vijojnë në kuadër të organizimit të një fronti të përbashkët opozitar, që sipas tij do të bëjë të mundur rotacionin politik dhe rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës.

 

Aksioni i tij politik nisi që pas 9 shtatorit, kur ish-kryedemokrati Lulzim Basha vendosi përjashtimin e tij nga Grupi Parlamentar i PD-së, për shkak të shpalljes së tij “non grata” nga SHBA.

 

Ai vijoi me foltore me demokratët në të gjithë shqipërinë dhe lëvizja e tij kulmoi me protestën e 7 korrikut të mbajtur përballë kryeministrisë.

 

Por krah zhvillimeve politike, Berisha është mjaft aktiv në rrjetet e tij sociale ku herë pas here ndan edhe njoftime e vendime shumë të rëndësishme.

 

Në rrjetin social Instagram ai ndiqet nga 82 mijë persona, por vihet re se ai ndjek mbrapsht vetëm 4 prej tyre. Bëhet fjalë për partneren e tij, Liri Berisha, djalin e tij Shkëlzen dhe fondacionin e partneres së tij. 3 profilet e lart përmendura kanë qenë në listën e personave të ndjekur nga ish-kryeministri që në hapjen e profilit të tij në Instagram.

 

Por ai që bën përshtypje është personi i katërt që ai ka nisur të ndjek, dhëndri i tij Abi Malltezi.

 

Duke qenë se të dy janë të njohur për publikun, natyrshëm lind pyetja, nëse Sali Berisha ndjek partnerin e vajzës së tij në Insatgram, pse nuk e ndjek edhe partneren e djalit të tij, Armina Mevlanin?

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...