Shtrenjtohet qumështi, fabrikat paralajmërojnë tjetër rritje të çmimeve të bulmetit

Pas rritjeve të çmimit në shumë produkte dhe shërbim, shtrenjtohet sërish nga fermerët qumështi për fabrikat e përpunimit. Pas 15 korrikut qumështi i lopës është rritur 7,5%, qumështi i dhisë 15% dhe qumështi i deles 8%.

 

Për shkak të shtrenjtimit të qumështit operatorët paralajmërojnë rritje tjetër të produkteve të bulmetit që do të nisë nga 5%. Kompanitë përpunuese janë në vështirësi për gjetjen e qumështit në vend, pasi prodhimi është me rënie. Mungesa e qumështit është krijuar nga shtrenjtimi i lëndëve ushqyese për kafshët.

 

Sipas INSTAT, në vitin 2021, sasia gjithsej e qumështit të grumbulluar rezulton rreth 115 mijë tonë. Sipas llojit, sasia e grumbulluar e qumështit të lopës është rreth 94 mijë tonë, sasia e grumbulluar e qumështit të deles është 13 mijë tonë dhe sasia e grumbulluar e qumështit të dhisë është rreth 8 mijë tonë.

 

Krahasuar me vitin 2020, sasia e grumbulluar e qumështit të lopës paraqitet me rënie 7,4%, ndërsa sasia e grumbulluar e qumështit të deles dhe dhisë paraqitet me rritje përkatësisht me 26,3% dhe 8%.

Horoskopi 21 Mars, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi   Do të shpërbleheni për vullnetin tuaj. Jini të qetë ndërsa merrni një vendim shumë emocional. Talentet tuaja krijuese do të rezultojnë të jenë shumë...

Futbollisti shqiptar surprizon Luiz EJLLIN në shtëpinë e Big Brother (MESAZHI)

Tashmë reality shoë “Big Brother VIP Albania” ka përfshirë edhe futbollistët që nuk mungojnë herë pas here në rrjetet sociale duke treguar banorin e...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME