Zbulohen emra të tjerë, s’do e besoni se kush janë VIP-at që janë ftuar për Big Brother VIP 2

Pas suksesit të edicionit të parë, publiku po pret me padurim “Big Brother VIP Albania 2”, i cili pritet të nisë në dhjetor. Që tani ka nisur përzgjedhja e personazheve që do shohim në shtëpi dhe disa prej tyre i sjellim më poshtë.

Një nga personazhet që po përflitet se ka marrë ftesë është Blerim Destani, i cili pak ditë më parë u shfaq në shoqërinë e Arbana Osmanit.

Një ftesë ka shkuar edhe për supermodelen, Oriola Marashi. Bukuroshja është ftuar edhe vitin e shkuar për të qenë pjesë e shtëpisë së famshme, por e kushtëzuar nga angazhimet ndërkombëtare, Ori ka refuzuar ftesën. Ndërkohë që këtë vit ajo ka marrë më shumë kohë për të dhënë një përgjigje.

Një tjetër bukuroshe që ka marrë ftesë për të qenë pjesë e shtëpisë është Kejvina Kthella.

Një ftesë ka shkuar edhe për Era Istrefin, e cila deri më tani e ka refuzuar ftesën për t’u bërë pjesë e shtëpisë së “Big Brother”. Megjithatë, nëse këngëtarja e famshme do të ketë një vendim të dytë do të na duhet të presim në sezonin e ardhshëm.

Një “Jo” ka marrë produksioni edhe nga Vin Veli. Ish-partneri i Bora Zemanit është riftuar për të qenë pjesë e “Big Brother”, por duket se ai ka vendosur të heqë dorë nga fama e këtij formati, duke zgjedhur kështu të qëndrojë larg zhurmës mediatike që historia e ish-së dashurës së tij ka shkaktuar.

Partnerja e Ledri Vulës është ftuar gjithashtu për të qenë pjesë e lojës. Por Sara Hoxha është ende në dilema për pjesëmarrjen, duke iu angazhuar maksimalisht vajzës së çiftit, Poem Blu si dhe angazhimeve të tjera që ajo ka.

Ndërkohë edhe Atdheu, një personazh i dalë nga “Përputhen” po mendohet që do të jetë pjesë e “Big Brother”. Ish-konkurrenti ka refuzuar ftesën e “Kepi i Tundimeve”, ndoshta duke preferuar që të shijojë një tjetër reality.

Nga ana tjetër, Fjoralba Ponari e ka refuzuar ftesën për të qenë pjesë e “Big Brother 2”. Vetë moderatorja e “Portokalli” në rrjetet sociale është përgjigjur nëse do të pranonte të bëhej pjesë e lojës dhe duket se veç përgjigjes negative, ajo ka shpjeguar edhe arsyet e këtij vendimi. “Jo, shumë e angazhuar dhe aktive në të përditshmen time”.

Burimi: Panorama plus

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...