(VIDEO) Performoi në festival, këngëtarja shqiptare i vë “flakën” Athinës me format e saj bombastike

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rina Balaj prej kohësh është zhvendosur në Greqi atje ku po jeton dhe punon për projekte të reja bashkë me partnerin e saj, Sin Boy.

 

Ndonëse në Shqipëri prej kohësh nuk ka mbajtur një koncert, së fundmi ka realizuar një të tillë në shtetin fqinj, Greqi. Atje së bashku me disa emra të tjerë të njohur është bërë pjesë e një festivli.

 

Këngëtarja është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ka ndarë me ndjekësit disa momente nga performanca e saj. Së bashku me partnerin Sin Boy, Rina ka dhuruar një atmosferë elektrizuese për të pranishmit, me hitet e saj.

 

Mirëpo përpos performancës, çfarë ka tërhequr vëmendje ka qenë edhe paraqitja e reperes, e cila dukej e mrekullueshme në një veshje skenike plotë gurë vezullues. Kostumi dypjesësh në ngjyrë të gjelbër i vinte në pah më së miri format e saj të rrumbullakosura. Balaj e kombinoi vshjen me çizme të gjata të të njëjtës ngjyrë, ndërsa shtoi edhe një palë syze.

 

“Zhytur në kristale swarovksi”,- ka shkruar Rina në mbishkrimin e imazheve.

 

Më herët një ndjekës në rrjetin social TikTok e ka pyetur Rinën nëse ka bërë ndërhyrje në fytyrën e saj, konkretisht në hundë, dhe reperja i është përgjigjur përmes një videoje.

 

“Jo se kam bërë por edhe nëse e bëj çfarë?”- shprehej Rina gjatë videos, ku duket e nervozuar nga pyetja e ndjekësit.

 

TE TJERA