“Është zonjë grifshë!”. Nga Linda Rama te Monika Kryemadhi, si i vlerëson Ermonela Felaj

Zëvendës/Kryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj ketë të martë ishte e ftuar në programin ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin.

Ajo na njohu me shumë për profilin e saj, duke kuptuar që është një zonjë romantike. Gjatë bisedës u ndalën në rrugëtimin e saj në politikë, dhe marrëdhëniet që krijohen me kolegët apo dhe opozitarët.

Ermali i tregon disa foto nga zonjat në politikë për te cilat Ermonela bëri një koment. Ndër to nuk mungonte Linda Rama, Grida Duma, Monika Kryemadhi, Elisa Spiropali, Lindita Nikolla apo dhe Jozefina Topalli. Ndër to kuptuam që me Elisa Spiropali ishin shumë mikesha , sikurse dhe me Kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla. Zonja Rama? Felaj e vlerësoi për thjeshtësinë që ka. Ndërkohë për Topallin shtoi se është e egër dhe Kryemadhin e cilësoi si grifshë.

“Kryemadhi? Mund ta përkufizoj me të parën fjalë që më vjen. Është një zonjë grifshë në politikë. Sjellje e saj është sjellje prej grifshe. Mendoj që është një lloj tipari që një politikan duhet ta reflektoj minimalisht në mënyrën se si i mbron gjërat dhe se si e përcjell ai te të tjerët besimin që ka tek një politikë e caktuar.

Më herët para se të isha në politik, e kam parë si një person që ishte shumë e angazhuar me të rinjtë. Kam përshtypjen që është një profil që vazhdon ende ta ruaj, nuk e ka humbur asnjëherë dhe kam përshtypjen që di të mirë vendoset me të rinjtë”.

Si një qytetare ajo tha se nuk do ta votonte një zonjë grifshë por do të votonte një zonjë zonjë. A shndërrohet parlamenti në sallë komedie apo ofezash? Ermonela tha se ka pasur disa raste jo të hijshme sidomos nga gratë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...