“Politikani që takova kishte veshur rroba 40 mijë euro!”/Fevziu: Më duket vetja varfanjak para politikanëve edhe pse kam rrogë të lartë…

Blendi Fevziu ka folur për luksin e shfrenuar të politikanëve shqiptarë, të cilin nuk kanë frikë ta tregojnë për publikun, me anë të veshjeve dhe automjeteve me vlera marramendëse.

 

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Fevziu rrëfeu një takim me një politikan të lartë, që ishte veshur me rroba shumë të shtrenjta, të cilat në total kapnin vlerën e 40 mijë euro. Gazetari deklaroi se shpesh ndihet “varfanjak” para politikanëve, edhe pse ka pagë të lartë.

 

Pjesë nga biseda në TPZ:

 

Ylli Rakipi: Nuk të duket që politikanët shqiptarë janë bërë njerëzit më të pasur të vendit?

 

Blendi Fevziu: Më bën përshtypje, e kam menduar shpesh. Mënyra se sa shpenzojnë një pjesë e politikanëve është e habitshme. Mjafton të shkosh te dera e parlamentit, të shohësh makinat me të cilat vijnë politikat, çantat që mbajnë, orët që mbajnë. Una jam një nga njerëzit më të paguar në Shqipëri. Përveç pagës, kam patur të ardhura nga pronat jo të vogla. Shpeshherë më duket vetja varfanjak para politikës. Shihja një ditë një politikan të rëndësishëm, më thirri në kafe. Kishte një xhaketë 4 mijë euro. Këpucë që bëjnë 6 mijë e ca euro. I pashë një kravatë 250 euro dhe ora diku te 15 mijë euro, këto i njoha unë.

 

Ylli Rakipi: Pra një këlluf i futur brenda 40 mijë eurove…

 

Blendi Fevziu: Ai njeri kishte në trupin e tij mbi 40 mijë euro. Një njeri që paguhet 1 milion e 200 mijë lek (të vjetra) në muaj, si mund të arrijë këtë mirëqenie?
Një nga gjërat që kam llogaritur kur më kërkuan të bëhem ministër, rroga që merrja si gazetar ishte pesë herë më shumë se rroga e ministrit… Politika ka benefitet e veta. Në një restorant që hyjnë, dikush i ofron diçka.. Ky është bonusi që merr për angazhimin në politik. Por nuk mund të jenë njerëz që e përdorin profesionin vetëm për të fituar.
Ka edhe politikanë që nuk e kanë problem lekun. Dashamir Shehi përshembull.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...