50 Cent bën simbolin e shqiponjës me duar gjatë koncertit të tij, ja videoja që ‘po thyen’ rrjetin

Simboli i shqiponjës është ai i cili na dallon në të gjithë botën. Shqiponja e zezë, dykrenare e vendosur në flamurin e kuq është ndër elementët më të lashtë të kulturës sonë.

 

Kohët e fundit në të gjitha vendet shqiptarët po përhapin edhe më shumë shenjën e shqiponjës të bërë me kryqëzimin e duarve në mes të gjoksit. Ky simbol po përdoret gjerësisht nga personazhe të njohur shqiptarë, të cilët festojnë sukseset e tyre me kryqëzimin e duarve duke i treguar me krenari botës origjinën e tyre.

 

Por jo vetëm. Listës i janë bashkuar edhe personazhe të huaja mes të cilëve edhe 50 cent. Ky i fundit po mban disa koncerte në disa vende të ndryshme të botës. Në një video të publikuar në TikTok reperi shihet në skenë duke performuar dhe në një moment bën simbolin e shqiponjës dykrenare teksa thotë diçka që nuk është e kuptueshme. Me gjasa ai ka parë ndonjë pjesëmarrës me flamurin shqiptar ose duke bërë shqiponjën.

 

Kjo nuk është hera e parë që reperi bën një gjest të tillë. Edhe para disa vitesh ai u fotografua duke bërë shqiponjën dykrenare me një person tjetër.

 

Emri i tij listohet ndër emrat më të famshëm të rep-it në botë. Ndonëse më jo shumë aktiv në muzikë, 50 Cent pa dyshim mbetet një nga artistët ndërkombëtarë më të famshëm dhe të dashur.

 

 

Eni i BBV i jep fund beqarisë me gazetaren e njohur? Dalin fotot nga ceremonia e tyre…

Disa fotografi të publikuara në faqet e tyre zyrtare në rrjetet sociale, ku gazetarja Sonila Musai shfaqet me vello nusërie dhe Eni Tare,   ish-banori i...

Luan me 22 instrumente muzikore, historia e Pëllumb Metës: Në fillim nuk tregoja se nuk më besonin

Instrumentisti Pëllumb Meta i ka lënë të gjithë pa fjalë me historinë e jetës së tij. Ai di të luajë plot 22 instrumenta, të...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Fëmija me sindrοmën Dοwn i dashuruar pas Luizit: “ti nuk më pëlqen se e shan” video

Luizi ka marrë informacionin më të rëndësishëm nga njerëzit...

Eni i BBV i jep fund beqarisë me gazetaren e njohur? Dalin fotot nga ceremonia e tyre…

Disa fotografi të publikuara në faqet e tyre zyrtare...

Armando Broja i bën surprizën e bukur Luizit brenda në shtëpinë e BBV (foto)

Tashmë reality show “Big Brother VIP Albania” ka përfshirë...