Sa krenare është Shkodra për të/ Ea Zoga fituese e “Gjeniu i vogël 8”

E vogël në moshë por e madhe me zërin e saj. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe por Ea Zoga që magjepsi të gjithë ata që kanë ndjekur edicioni e “Gjeniu I Vogël 8” me zërin e saj është shpallur fituese këtij kompeticioni.

 

Një rrugëtim I gjatë dhe jo pak sfidues për vogëlushen shkodrane por në fund ajo ia ka arritur qëllimit të saj që të shpallet fituese. E ëmbël dhe njëkohësisht e magjishme me zërin e saj ajo javë pas jave ka dhënë maksimumin e saj edhe pse momentet e vështira dhe konkurenca nuk ka munguar.

 

Ea e vogël me zërin e saj “të madh” ka spikatur në të gjitha daljet e saj në “Gjeniu I Vogël 8” por kryesisht me këngën e Rovena Dilos të titulluar “Në Shkodër të vish” ajo ka fituar zemrat dhe simpatinë e të gjithëve. Edhe pse mosha e saj na tregon se është akoma një vogëlushe por me zërin e magjishëm që posedon ajo me patjetër që në të ardhmen do të jetë një nga këngëtaret që Shkodra por edhe e gjithë Shqipëria do të krenohet me të.

 

Të flasësh për këtë vajzë nuk është e vështirë pasi të rrëmben si me zor admirimin por ajo çka mund ti themi është që “Ea, këndofsh gjithmonë kaq magjishëm” dhe shkoder.info I uron sa më shumë suksese dhe faleminderit që ka bëre krenar një Shkodër të tërë…

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...