Erion Braçe çudit Parlamentin me atë që tha, madje edhe opozita e duartrokiti: O maskarenj…

Me tone të larta, gati duke iu hakërryer misnistres së bujqësisë, të mazhoranës që edhe vetë i përket, deputeti socialist, Erion Braçe foli ashper në fjalën e tij në parlament. Kur erdhi radha për të diskutuar një projekt-ligj të propozuar nga Agron Duka, që kishte në thelb situatën e bujqve shqiptarë, Braçe nuk u përmbajt:

 

“Bujqësisë shqiptare i duhet bursa me qëllim që bujku të marrë mundin e djersës së tij. E kuptoj që tani vajti vakti i drekës e të gjithë kanë ikur për të ngrënë. Me pjatën përpara, këtej dhe andej më vjen të kujtoj që ajo domatja kushton 30 lekë/kg në arë. Gruri që ka ngelur 8 muaj në tokë pa asnjë lloj subvencionimi kushtonte 36 lekë/kg.

 

4, 5, 6, 7 lekë në humbje. Për çdo rendiment më poshtë humbja është më e madhe. Çfarë t’i them atij bujkut kur shikoj faturën e një prej 4 të mëdhenjve që importojnë grurë nga Serbia, që e sjell me 345 euro toni e del me kosto 51 lekë, ndërkohë që kanë grurë në Tërbuf e mund ta blejnë me 42 lekë. Si ka mundësi që nuk dëgjon njeri? Dhe nuk reflekton askush për këtë fakt.

 

Për çfarë i doni ato njerëz, që të mos e punojnë tokën? Të shkojnë në Veria apo Siçili si skllevër atje e të mos mbjellim tokat këtu? Grurin ta blejë shteti e të mos i lërë ata njerëz nën hyqmin e tregtarëve grabitçarë.

 

Tregtarëve grabitçarë që kemi iu kemi dhënë para nga buxhet i shtetit për të ndërtuar kapacitetet magazinuese e tani tallen me gjakun, djersën dhe mundin e bujkut. Ky është problemi. Nga 32 lekë kg shalqinit, dje e pashë vetë në 24 lekë për kg. Po çfarë ndodh more brenda një dite?

 

Maskarenj që i flasin njëri-tjetrin në telefona dhe thojnë po pse…, s’po e them fjalën, do t’u japim para atyre fshatarëve? Dhe këta janë bujqit, që na votojnë ne. E kërkojmë, e lypim votën ne tek ata. U gëzova që dëgjova që do zerohet tatimi për pagat deri në 500 mijë lekë, por një pyetje kam: A ka vlerë fjala në këtë parlament?

 

Se jemi vetëm 5 muaj nga diskutimi i paketës fiskale, ku u zerua tatimi deri në 40 mijë lekë dhe unë e thashë që është e vonuar e duhet të shkojmë në një trend tjetër. U mohua, u kundërshtua, u kundërvotua dhe tani vijmë pas 5 muajsh e themi do ta bëjmë tatimin zero për 500 mijë lekë. Sinqerisht a ka vlerë fjala këtu?”. Ai u duartrokit dhe nga opozita.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...