Covid-19 i mori jetën, Irma Libohova tregon momentet e fundit të …

Dita e parë e pranverës se vitit te shkuar nuk erdhi siç e ka zakon, por solli një lajm të trishtë për shqiptarët.

 

Më 1 Mars 2021 një personazh i madh dhe i rëndësishëm në muzikën shqiptare, kompozitori Agim Krajka ndërroi jetë pasi nuk mundi të fitonte betejën me Covid-19, në moshën 83-vjeçare.

 

Irma Libohova, një nga bashkëpunëtoret e tij më të ngushta, e cila ka kënduar e fituar çmime me këngët e Krajkës, ka treguar për momentet e tij të fundit dhe përpjekjet që të mbijetonte.

 

“Gjatë gjithë kohës kam ndjekur dinamikën e ditës, si fillim kam ndërhyrë për të gjetur disa lidhje me njerëzit që t’i jepnin rëndësinë e duhur sepse atje spitali është i ngarkuar dhe gjithsecili rend pas hallit të tij. Kam komunikuar me disa persona, që sigurisht e morën në konsideratë dhe kam përshtypjen se ka shkuar vetëm me maskën e oksigjenit, mirëpo brenda një kohe shumë të shkurtër agravoi situata.

 

Kur ka qenë ora 10:00 isha në telefon me Aidën (motrën e Agim Krajkës), dhe më tha “Mos u lodh më për të bërë diçka mediatike, për t’i kushtuar vëmendjen e duhur, sepse Agimi ka ndërruar jetë”, tha Libohova te Rudina Magjistarit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...