File Gjeloshi, artistja e madhe dhe e mirënjohur shkodrane që nuk u nderua me asnjë titull zyrtar

Këngëtarja e mirënjohur e këngës popullore shkodrane File Gjeloshi, ndonëse një zë i rrallë e cila këndoi perlat e muzikës shqiptare, nuk mori asnjëherë ndonjë titull zyrtarë nga ana e shtetit, por titullin e një artisteje të madhe ja dha gjithmonë publiku, raporton KultPlus.

 

E këndoi si rrallë kush këngën popullore shkodrane, e shumë e shumë perla të tjera të muzikës shqiptare.

 

File Gjeloshi përjetësoi shumë këngë me zërin e saj. Ajo u bë e njohur që në moshën 15-vjeçare për publikun shkodran. Këngëtarja shkodrane shkëlqeu jo vetëm në skenat shqiptare, por edhe në dhjetëra skena të qyteteve të ndryshme të botës, por kjo nuk mjaftoi që ajo të merrte qoftë edhe një titull zyrtar nga shteti i vendit të saj, ku ajo i kushtoi shpirtin dhe zërin e saj.

 

Vëllai i saj Gjon Gjeloshi, ka deklaruar se, ndonëse File Gjeloshi ishte një ndër këngëtaret e para në Shkodër, ajo asnjëherë nuk u dekorua me asnjë titull nga ana e institucioneve, duke e lënë në harresë punën dhe zërin e saj të mrekullueshëm, i cili për publikun shqiptar e sidomos atë shkodran do të mbetet i pazëvendësueshëm.

 

Këngëtarja e mirënjohur e këngës popullore shkodrane File Gjeloshi, ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare pas një sëmundje të rëndë në një apartament modest në qytetin e Shkodrës më 20 qershor të vitit 2019. Këngët e saj të regjistruara do të mbesin përherë kujtim për brezat e ardhshëm, duke dëshmuar një artiste me vlera të mëdha që kishte Shkodra e gjithë shqiptarët.

 

Luizi ndjek sërish planin e kanadezit, ja skenari i pazakontë që u tregoi banorëve (Video)

Luiz Ejlli e ka studiuar aq mirë lojën në ‘Big Brother Canada’ sa e di aq mirë se çfarë do ndodhë brenda.   Studimin e bërë,...

Futbollisti shqiptar surprizon Luiz EJLLIN në shtëpinë e Big Brother (MESAZHI)

Tashmë reality shoë “Big Brother VIP Albania” ka përfshirë edhe futbollistët që nuk mungojnë herë pas here në rrjetet sociale duke treguar banorin e...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Fëmija me sindrοmën Dοwn i dashuruar pas Luizit: “ti nuk më pëlqen se e shan” video

Luizi ka marrë informacionin më të rëndësishëm nga njerëzit...

Eni i BBV i jep fund beqarisë me gazetaren e njohur? Dalin fotot nga ceremonia e tyre…

Disa fotografi të publikuara në faqet e tyre zyrtare...

Armando Broja i bën surprizën e bukur Luizit brenda në shtëpinë e BBV (foto)

Tashmë reality show “Big Brother VIP Albania” ka përfshirë...