U dashuruan në shkollë dhe u ritakuan pas 16 vitesh, historia si nëpër filma e këngëtarit korçar

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar këngëtari i njohur korçar Arjan Dredhasi dhe bashkëshortja e tij Liljana.

 

Në daljen e parë si çift ata rrëfyen historinë e tyre të veçantë të dashurisë.

 

Të njohur kur ishin ende në shkollë, Arjani 18 vjeç dhe Liljana vetëm 14 vjeç, u dashuruan dhe u përpoqën të ruanin marrëdhënien.

 

Mirëpo distanca dhe rrethana të tjera bënë që kontaktet të humbisnin dhe do duhej të kalonin plot 16 vite që ata të ritakoheshin.

Ishte Liljana ajo që mori guximin të tëlefononte Arjanin pas aq vitesh, e ky i fundit përtej dyshimeve e emocioneve, nuk e kurseu një shaka edhe pas aq vitesh

 

“Në atë kohë s’ kishte dalë opsioni që të flisje me kamera në Shqipëri dhe nga telefoni i thashë që kisha rritur flokët bisht dhe peshoja mbi 100 kg”, kujtoi Arjani duke qeshur.

 

Takimi i çiftit pas aq vitesh ishte surprizues sidomos për Lilin, e cila kishte krijuar të tjera pritshmëri nga telefonatat me Arjanin.

Sot ata janë lumturisht të martuar dhe prindër të një djali.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...