Përplasi çiftin e fëmijën/Dalin pamjet kur 39-vjeçari largohet me vajzën në krah

Të hënën në mbrëmje, në emisionin “Opinion” janë bërë publike pamjet e momentit kur Ajas Sulejmani është larguar nga vendi ku përplasi çiftin me fëmijën e tyre 3 muajsh.

Siç mund të shihet edhe në pamjet e mëposhtme, 39-vjeçari mban në krahë vajzën e tij të vogël, e cila ishte në makinë në momentin e aksidentit. Ai i është drejtuar një spitali privat për të kontrolluar vajzën e tij, pasi aksidenti çiftin tek vijat e bardha në rrugën e “Kavajës”.

Në pamjet e siguruara, 39-vjeçari duket teksa ecën i qetë dhe në dorë mban telefonin e tij.

Pas arrestimit, 39-vjeçari rezultoi se ishte nën efektin e lëndëve narkotike. Ndërsa çifti ndodhet ende nën kujdesin e bluzave të bardha pasi plagët e marra nga përplasja me makinë kanë qenë të shumta.

Fatmirësisht foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën./Opinion.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...