Serbët kopjojnë hitin e treshes shqiptare që bëri namin verën e kaluar (video)

Nuk janë të pakta rastet ku këngëtarët e huaj janë frymëzuar nga shqiptarët.

 

Rasti më i fundit vjen nga disa këngëtarë serbë, të cilët kanë kopjuar hitin shqiptar të verës së kaluar.Bëhet fjalë për “Dale”, këngën që bëri bashkë Kidën, Butrint Imerin dhe Ledri Vulën.Kënga arriti një sukses të jashtëzakonshëm dhe numëron më shumë se 100 milionë klikime në Youtube.

 

Vija melodike e këngëtarëve serbë Torino, Pashata dhe Kamelia duket se është shumë e ngjashme me atë të artistëve nga Kosova.Nga informacionet që kanë shënuar poshtë videos, vihet re se nuk ekziston asnjë marrëveshje me artistët shqiptarë duke i përvetësuar të drejtat autoriale.

 

Ndërkohë Ledri dhe Kida janë bërë prapë bashkë dhe kanë publikuar një ditë më parë bashkëpunimin e tyre më të ri që quhet “Tdu”.Edhe kjo këngë është pritur mjaft mirë dhe deri tani numëron mbi 1.2 milionë klikime, ndërkohë që nuk ka mbushur as 48 orë nga publikimi.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...