Gazetarja e njohur në Shqipëri me beben disa muajshe në krah jep lekesione për studentët

Gazetarja e politikës Esiona Konomi ishte e ftuar në ‘Abc e Pasdites’ për të ndarë me publikun vështirësitë e një nëne e cila e ka të pamundur të ndahet nga profesioni.

Disa foto virale ku ajo është duke ligjëruar në një aktivitet me studentë të rinj tregojnë se njëkohësisht mban edhe foshnjën në krahë, vetëm disa muajshe.Sipas Esionës, sakrifica është e madhe por ka ardhur organike për të.

Për 9 muaj ka vazhduar të raportojë sistematikisht nga terreni, ku vetëm javën e fundit të shtatzënisë e pati të pamundur fizikisht të fliste në vendngjarje për mikrofonin e Abc News.Por cili ka qenë momenti më i vështirë në karrierën e Esionës, që përkon edhe me shtatzëninë e saj?

“Ka qenë dita kur z. Berisha hyri në Parlament, më 9 Shtator, unë kisha hyrë në 3 mujorin e fundit të 9 muajve, të cilët janë pak më të komplikuar. Interesi shumë i madh i operatorëve dhe gazetarëve që shtyheshin për të kapur një plan më të mirë të z. Berisha dhe harrova për një moment që duhet të kisha kujdes.

Mes turmës u shtyva që mikrofoni të ishte sa më afër.”muaj kanë qenë të mbushur me ngjarje për gazetaren e Abc News e cila shpreh se pa mbështetjen e bashkëshortit të saj, gazetarit të mirënjohur Armand Bajrami, nuk do ia kishte dalë.

Ajo gjithashtu shprehu se ka qenë mirëkuptimi i kolegëve gjithashtu një faktor ndikues, por dhe zemërgjerësia e personazheve politik të cilët mbulonte në terren, duke veçuar këtu trupat ruajtës të kreut të Partisë Demokratike, z. Sali Berisha.“Z. Berisha mund të ketë shumë gjëra, por ka disa shoqërues shumë të kujdesshëm që më trajtuan me vëmendje.

Bodyguard-ët e z. Berisha janë më të mirët shoqërues që mund të ketë ndonjë politikan. Gjatë gjithë periudhës që unë kam qenë shtatzënë janë kujdesur, edhe në selinë e PD-së ku z. Berisha shkoj, më jepnin një karrige të më gjenin një vend që të ulesha pavarësisht se s’kishte vend për askënd, dhe Z. Berisha me z. Basha për një karrige ziheshin.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...