“Kemi bërë disa gabime”, Rudina Hajdari: PD është partia më…

Mes të rikthyerve në Partinë Demokratike ka qenë edhe Rudina Hajdari. Kjo e fundit e pranishme në Kuvendin Kombëtarë të PD-së, ka mbajtur edhe një fjalim të gjatë.

Ish-deputetja Hajdari tha se që e vogël ishte rritur nga babai i saj me përfytyrimin se si duhej të ishte PD-ja.

“Jap fjalën time para delegatëve të PD. Edhe para se të përjashtohem. Ish kryetari i emëruar nuk më lejoi të flisja. Sot kam privilegjin që të flas para delegatëve.”

“PD është partia më e bukur në botë për mua. Ai përfytyrim më motivon. Në 30 vite PD ka bërë shumë për vendin lëvizim lirshëm në BE dhe jemi pjesë e NATO.”

“Kemi bërë disa gabime që duhet t’i korrigjojmë sa më parë. Ndryshimet kushtetuese të 2008 kanë qenë të gabuara. U hoqëm qytetarëve fuqinë dhe mbyllëm listat. U bojkotua Kuvendi, zgjedhjet lokale dhe solli krizë të thellë brenda PD.

Kjo krizë i ka rrënjët për të zëvendësuar demokracinë. Duhet ta shndërrojmë PD në një forcë të madhe opozitare” tha Hajdari.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...