Këngëtarja i vë kusht për t’u martuar: Katër herë në javë s*ks

Çifti i famshëm i Hollywoodit, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, ditë më parë u fejuan sërish pas gati 20 vitesh dhe ashtu si atëherë dhe sot janë në qendër të vëmendjes, madje më shumë se herën e parë.

Pas gjithë kësaj kohe, sikurse JLo ashtu edhe Affleck kanë pasur romanca të tjera dashurie dhe kanë disa fëmijë me ish-partnerët, por që dyshja vendosën t’i japin vetes një mundësi tjetër në dashuri në 2021.

Të flasësh për “Bennifer 2” nuk mund të mos përfshijë tema aspak të zakonta, siç është rasti i marrëveshjes paramartesore që Lopez ka kërkuar nga Affleck, e që përfshin disa kërkesa më shumë se kurioze.

Një nga kërkesat që Lopez i ka bërë të fejuarit dhe që tërheq vëmendjen e tabloidëve është e natyrës intime, e cila mund të jetë jo vetëm e veçantë, por edhe e ekzagjeruar, ndërsa për të tjerët nuk është gjë tjetër veçse pjesë e të gjitha marrëdhënieve në botë.

Me sa duket, JLo po i kërkon Affleckut që të kenë të paktën katër herë në javë marrëdhënie se***le, si pjesë e klauzolave që do të duhet të nënshkruajë në mënyrë që ata të martohen.Reagimet për kërkesën e papritur të artistes drejtuar yllit të “Live By Night” nuk kanë vonuar me reagime në rrjetet sociale,

ku ndërkohë që disa përdorues mendojnë se është paksa e ekzagjeruar kërkesa, të tjerë mendojnë se nuk është aspak e çuditshme dhe kështu çifti do të kalojë shumë mirë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...