Kafja e Madhe e Shkodrës, si u la në harresë GODINA simbol nga institucionet publike

18 Prilli është Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Siteve të Kulturës.

 

Në nder të kësaj dite në Shqipëri organizohet hyrja falas nëpër monumente të kulturës si dhe zhvillohen aktivitete të ndryshme lidhur me vlerat dhe rëndësinë e tyre.

 

Dhe pikërisht kjo duhet të ishte duke ndodhur sot edhe me “Kafen e Madhe” të Shkodrës, por institucionet publike që refuzojnë të flasin, e kthyen në Turpin e Madh të qytetit.

 

Nga Kafja e Madhe një godinë simbol për shkodranët, kanë mbetur vetëm gërmadhat, pas shembjes që ka nisur që në mars të vitit të kaluar, me pretekstin se gjoja do të restaurohej.

 

Investitori Agron Çelaj, ish deputet i LSI-së, kishte marrë një leje në vitin 2016 për restaurimin e Kafes së Madhe, ndërsa punimet i ka nisur vetëm në vitin 2021.

 

Për shkak të kësaj vonese, leja ka skaduar dhe do të duhet ta rinovonte në Ministrinë e Kulturës dhe në Këshillin Kombëtar të Monumenteve.

 

Sipas burimeve të CNA.al, mësohet se ish deputeti i LSI ka aplikuar vetëm tani për lejen e ndërtimit dhe ende nuk dihet se ccfarë do të ndodhë më tej me këtë masakër.

 

Kafja e Madhe në Shkodër është ideuar nga mjeshtri i madh Idromeno, dhe ka qenë gjithmonë pikë takimi për qytetarët shkodranë, por dhe për të huajt. Ndërtimi i ndërtesës filloi nga familja Ashik në vitin 1920. Në rrethana të panjohura, ndërtesa iu shit familjes Luka disa kohë më vonë.

 

Pas vitit 1945, ndërtesa – si shumica e lokaleve tregtare të Shkodrës – u transferua në pronësi të shtetit. Por pavarësisht, ajo arriti të mbante qëllimin e saj origjinal si një restorant, bar dhe hotel.

 

Në vitin 1960, ndërtesa u shpall monument kulture i arkitekturës, ndërsa në vitin 1987–1988 u restaurua. Para se të quhej “Kafja e Madhe”, godina pati tre emra: Fillimisht quhej Kafe “Adriatik”. Më pas u quajt Kafe – Hotel “Park” dhe në fund, me ardhjen e malazezëve “Grand Hotel Savija”. Por gjithnjë, prej përmasave që për kohën nuk mund të imagjinoheshin, për të gjithë ruajti emrin Kafja e Madhe./cna.al

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...