“Nuk të dua më, nuk je nëna ime”, Rahmia goditet me fjalë nga vajza e saj

Në seancën e ndërmjetësimit të “E diela shqiptare” në Tv Klan, Erilda,

vajza e Rahmies nuk mundet të qetësohet nga sqarimet e paqarta të nënës së saj. E zemëruar, ajo i kërkon llogari për faktin që ajo i ka dorëzuar tokat xhaxhait ndërkohë që ky i fundit i thotë Erildës se nuk është gjaku i tij.

Nga ana tjetër, arsyeja më madhore pse nënë e bijë përballen në “Shihemi në Gjyq” është një veprim i pamenduar i Rahmies.

Gjatë kohës që Erilda ndodhej në spital, ajo i ka dorëzuar nënës së ish-dhëndrit mbesën e vogël e prej atëherë, kanë dy vite që nuk e shohin më vogëlushen.

Erilda nuk mundet të shohë asnjërën prej vajzave të saj jo vetëm prej familjarëve të ish-burrit, por edhe prej mësueses së shkollës ku ato mësojnë.

Erilda: Normale pa përgjigje do mbetet ajo zonja. Pse m’i ke bërë të gjitha këto?

Rahmie: Po jo moj nënë…Nuk të përzë unë…

Erilda: Cila është arsyeja që m’i ke bërë të gjitha këto?

Rahmie: Po jo moj t’u bëftë nëna, unë të dua, të kam evlat.

Erilda: Po si moj më do ti mua se më ke bërë shumë gjëra të këqija.

Rahmie: Po nuk e dija.

Erilda: Po si moj s’e dije. Çfarë dije ti moj? Të shisje shtëpinë, të shisje tokat? Të më largoje fëmijët?

Rahmie: Unë ty të kam.

Erilda: Po si moj më ke mua? Jo, unë nuk të dua më. Nuk je nëna ime.

Rahmie: Ke dy vite që ke ikur nga shtëpia. Të keqen nëna, hajde.

Erilda: Jo, unë nuk të dua.

Rahmie: Pse moj të keqen nëna?

Erilda: Jo, nuk ke punë me mua./tvklan.al

VIDEO/ Puthje në buzë mes dy banoreve në Big Brother, ndizet rrjeti

Pas rikthimit në shtëpinë e Big Brother të Gresës, ka ndodhur edhe puthja e parë ndërmjet dy banoreve.   Nga emocionet teksa shkoi për ta pritur,...

Luizit i paska rënë lotaria, ka fituar 100 mijë euro pa mbaruar ‘Big Brother’ akoma

Këngëtari shkodran Luiz Ejlli, tashmë banor i Big Brother VIP Albania, në një muaj qëndrim në këtë shtëpi ka arritur që të bëhet një...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

VIDEO/ Puthje në buzë mes dy banoreve në Big Brother, ndizet rrjeti

Pas rikthimit në shtëpinë e Big Brother të Gresës,...

Dhëndri kapet mat në ditën e dasmës duke parë ndeshjen e skuadrës së preferuar

Kjo do të thotë të jesh besnik ndaj ekipit...

E do Amosin? Dea Mishel: E kuptova kur më puthi që ai s’më pëlqen…

Marrëdhënia e komplikuar mes Deas dhe Amosit ka konfuzuar...