Babai sakrifikoi vajzën për djalin, Hana rrëfen si e martuan me një burrë 30 vite më të madh

Hana ka ardhur nga Hollanda pas shumë kërkesash për të qenë pjesë e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty”.

Atë e ka thirrur mbesa, por ajo nuk e di këtë pasi vetë e ka shprehur shumë herë dëshirën për t’iu bashkuar studios, por formula e programit nuk e ka lejuar.

Me ardhjen e saj, Hana, e cila është 70 vjeç nis të rrëfejë historinë e saj të patreguar, me zanafillë në Zajc të Mirditës. Në një familje me 9 fëmijë, 2 djem e 7 vajza, Hana ishte fare e vogël kur babai i saj dëshironte ta martonte për të shpëtuar djalin nga vdekja.

Hana: Babai më martoi të vogël.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç të ka martuar? Kur filluan bisedat e para për martesë?

Hana: Isha 10 vjeçe.

Ardit Gjebrea: Po ti ishe vetëm 10 vjeçe, si donin të të martonin?

Hana: Isha 10 vjeçe, vinin për të fejuar e jo martuar. Unë kur vinte ndonjë, “a është shtëpia e Isuf Carës kjo?”, “po”, i thoshim ne. “Ku është Hana?” Sa përmendnin emrin tim un nisja të çaloja sikur isha sakate.

Ardit Gjebrea: Ti luaje pjesën dhe ata sa shikonin që ti çaloje thoshin nuk e duam më dhe ti shpëtoje.

Hana: Kur erdhi ky ne e dinim se kishte ardhur për dikë tjetër, jo për ne. Kur doli babai ta përcillte, ai i kishte thënë “ose do më japësh Hanën ose do të të vras djalin”. “Çfarë thua, Hana është e vogël, ku ta çoj, s’ka bërë as 10 vjeç?” “Jo, unë e pres”. Vjen babai në shtëpi, fillon e zihet me nënën, thotë nëna “ta presë gjithë katunin se nuk ia jap vajzën time atij, ai është babai i vajzës sime”.

Ardit Gjebrea: Ju kishit 30 vite diferencë.

Hana: Ashtu ishte.

Ardit Gjebrea: Dhe ai tha ose marr Hanën ose vras djalin. Ai deri në çfarë moshe do të të priste ty?

Hana: Derisa të bëhesha 16./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...