Zbulohet në Tiranë servisi i kodimit të telefonave të pagjurmueshëm, filmohen disa prej klientëve

Një servis i cili shërbente për kodimin e telefonave celularë është zbuluar së fundmi nga policia e Tiranës.

Mësohet se ky servis i cili ndodhet në rrugën “Mahmut Fortuzi” shërbente për kodimin e telefonave celularë për komunikime të pa gjurmueshme. Hetimet për zbulimin e këtij servisi kanë nisur prej 4 mujash dhe një teknik 35-vjeçar me origjinë nga Saranda por me banim në Tiranë është vënë nën hetim.

Policia ka mundur të sigurojë pamjet e klientëve që kanë koduar telefonat përgjatë disa javëve tek ky servis.

Këta telefona të pajisur me aplikacione të koduara përdoren nga trafikantët e drogës dhe armëve pasi janë të vështira për t’u përgjuar nga policia.

Aplikacionet e kodimit janë të tilla si Encrochat, BQ, Signal, etc. Telefona dhe aplikacione të tillë punojnë të koduar me internet pa karta SIM. Ndërkohë mësohet se është sekuestruar serveri bashkë me qindra telefona të koduar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...