Humbi kontrollin dhe makina iu përmbys, kjo është 24-vjeçarja që vdiq në Itali

Vajza që shihni në foto është 24-vjeçarja shqiptare Diana Galicaj e cila humbi jetën në aksidentin tragjik mbrëmjen e 13 prillit, në Rovigo, Veneto.

 

E reja ishte duke udhëtuar me makinën e saj Volkswagen “Lupo” kur për arsye ende nën hetim humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me një gardh të një shtëpie. Pas përplasjes, makina u përmbys duke i marrë jetën të resë shqiptare.

 

Ajo kohët e fundit ishte zhvendosur nga Chieti dhe këtu ajo kishte gjetur një punë në Castelguglielmo, si shumë të rinj, në dyqanin Amazon.

 

Grupi hetimor është duke u marrë me zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe trupi i saj është në dispozicion të familjes për varrimin.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...