Arbër Hajdari rrëfen historinë prekëse të Elsës: “Prej dy vitesh nuk…

Arbër Hajdari ishte i ftuar në Why Not me Roza Latin ku foli për aktivitetet e tij të bamirësisë dhe lidhjen shpirtërore që krijon me njerëzit që ndihmon.

 

Ndër historitë më prekëse është ajo e Elsës, që Arbri e ndau me publikun dhe i emocionoi të gjithë.

 

Ai tha se Elsa ka qenë një ndër rastet më të vështira, ndër mijëra që kanë trajtuar.

 

E rritur pa baba, sykaltra nga Delvina që prej skamjes nuk e kishte parë kurrë detin është bullizuar vazhdimisht nga shoqëria. Arbri tregoi sesi i blenë shtëpi në Fier dhe me shkathtësinë e zgjuarsinë e saj vitin e parë të shkollës ishte e shkëlqyer, deri kur u përball me një sëmundje shumë të rëndë.

 

Drejtori i “Fundjavë Ndryshe” u shpreh se nëna e Elsës nuk i tregoi asgjë dhe sëmundjen nuk e kapën dot në kohë, gjë që Arbri e ka peng sepse në 90% të rasteve sëmundja kurohej.

 

Elsa humbi jetën në periudhën e pandemisë, aq sa dhe varrimi i saj ishte proces i vështirë.

 

Arbri tregoi në Why Not se kishte pasur shumë vështirësi për ta përballuar situatën dhe për gati një muaj nuk kishte dalë nga shtëpia. Ndërsa komentonte fotot me Elsën që shfaqeshin në monitor ai tha se prej dy vitesh nuk e festonte më ditëlindjen.

 

“Nuk e festoj sepse më lidhet me imazhin e saj. Më është dashur shumë kohë ta mbledh veten pas kësaj,” – u shpreh Arbri i cili edhe sot flet me shumë emocion për Elsën, vogëlushen inteligjente dhe të vuajtur që iu fut thellë në zemër.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...