Po kjo ç’pati…? Mirela Kumbaro: T’i kthehemi zakonit të vjetër, të gjobisim shqiptarët që do kapim me…

Partia Socialiste mbledh sot organin e saj më të madh vendimmarrës, Kongresin ku do të vendosen objektivat për garat e ardhshme elektorale.

Ky është i koceptuar si një kongres autokritikë përmes 5 paneleve që do të jenë të vendosura në Bulevard.

Punimet nisin rreth orës 09:30 ku përgjatë Bulevradit, në dy sheshe, do të jenë 5 panele, ku ministra, deputetë dhe grupe interesi do të diskutojnë për energjinë, politikën e jashtme dhe çështje të tjera.

Ditën e sotme teksa fliste në Kongresin e PS, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro deklaroi se duhet t’i qepemi torbave prej cope. Kumbaro foli edhe për gjoba për ata që i përdorin pasi ligji për mos-përdorimin e qeseve plastike është miratuar.

Ajo citoi pyetësorët e Këshillimit Kombëtar pasi sipas sondazhit të fundit, 77% e të pyeturve kërkojnë rritjen e sanksioneve e ndëshkimeve e gjobave për ndotësit në mjedis.

“Duhet t’i kthehemi patjetër e këtë e kemi shumë seriozisht se jemi të vendosur t’i qepemi e mos i ndahemi t’i kthehemi zakonit të torbave prej cope, rrjetave me të cilat ishim mësuar kur nuk e dinim që kishte qese.

Do e ndjekim me masa e sanksione, se nga sondazhi i fundit i këshillimit kombëtar 77% e të pyeturve kërkojnë rritjen e sanksioneve e ndëshkimeve e gjobave për ndotësit në mjedis”, ishte një pjesë e fjalimit të ministres Kumbaro.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...