Bilanci i COVID në vend/ Asnjë viktimë dhe 18 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, ka bërë me dije se nga 550 teste të kryera kanë rezultuar pozitivë për COVID-19 18 qytetarë.

 

Autoritetet shëndetësore gjithashtu njoftuan se në 24 orë nuk është regjistruar asnjë viktimë.

 

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 19 pacientë, nga të cilët 2 janë në gjendje më të rënduar.

 

Sakaq 186 pacientë janë shëruar.

Njoftimi i plotë: Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

 

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

 

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

 

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 550 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 18 qytetarë, në këto bashki:
8 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Lushnje, Sarandë, nga 1 qytetar në Gjirokastër, Vlorë, Patos, Vorë, Durrës, Kukës.
Janë 587 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

 

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 19 pacientë, nga të cilët 2 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2.

 

Janë shëruar 186 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,256 që nga fillimi i epidemisë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...