E rëndë! Po i bashkohej kombëtares, aksident i frikshëm rrugor për portierin e njohur

Portieri i Kamerunit, Andre Onana i ka mbijetuar një aksidenti të frikshëm automobilistik teksa po udhëtonte drejt grumbullimit në kombëtare.

 

25-vjeçari i Ajax-it po udhëtonte nga kryeqyteti Yaounde për në kampin stërvitor të kombëtares së tij në Douala, kur ndodhi aksidenti, mëngjesin e sotëm.

 

Për fat të mirë, raportet thonë se portieri ka shpëtuar i padëmtuar nga përplasja e makinave. Nga përplasja nuk ka patur dëme të tjera përveç automjeteve.

 

Kjo do të thotë se Onana do të jetë ende në dispozicion për ndeshjen e vështirë të Kamerunit në “play-off”-in e Kupës së Botës me Algjerinë.

 

Onana së fundi ka bërë të ditur se nuk do të nënshkruajë kontratë të re me Ajax-in. Ai do t’i bashkohet Interit nga kjo verë. Me gjigantët holandezë ka fituar dy tituj të Eredivisie nga viti 2016, ku zbarkoi aty.

 

Megjithatë, ai ka vendosur që është koha për një sfidë të re pasi t’i skadojë kontrata në qershor. Onana do t’i bashkohet Interit si një transferim i lirë në fund të sezonit.

 

Portieri tashmë ka nënshkruar një marrëveshje 5-vjeçare, që do ta shohë atë të fitojë rreth 3 milionë euro në vit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...