4 arsye pse Flor Binaj është kandidati perfekt për Kryeministër…/ Po ju si mendoni?

A e keni vënë re se sa i zoti është Flor Binaj në artikulimet e tij gjatë protestave apo daljeve publike? Ai ka një jetë që e bën këtë. Jo në sasinë e viteve, sa në qëndrueshmërinë e qëndrimeve të tij.

 

Talenti i tij është i jashtëzakonshëm. Këtë e kemi parë te “Portokallia”, te projektet në radio, te skenaret e mrekullueshme, shkrirjen e natyrshme me kërcimtarët e trupës së baletit në TCH, imitimet, etj.

Flor Binaj mund të jetë pa problem një kandidat perfekt për t’u bërë Kryeministër i Shqipërisë. Jo se duket si Edi Rama, jo, por sepse ka disa virtyte, cilësi dhe tipare që nuk i ka kushdo.

 

Së pari, ai është një figurë e pastër publike. Pse duhet të kemi një kandidat politikan në moshë të madhe, të përlyer në afera të ndryshme dhe të përmendur në media për dekada të tëra për vjedhjet që ka bërë? Le të zgjedhim një emër të pastër, njeri që e pëlqejnë të gjithë. Si Flori.

 

Së dyti, ai është një artist, jo njeri i biznesit apo i lidhjeve të ngushta shoqërore/farefisnore me ndonjë politikan të nivelit të lartë. Po flasim për një aktor humori, i cili ka vite në skenë dhe e njeh gjithë Shqiptaria. Eshtë realisht popullor dhe vetëm për artin e tij, jo për prapaskena politike.

 

Së treti, Flori është një djalë i cili mban qëndrime, ka opinione, mbron atdheun, i kushton kohë Shqipërisë dhe sensibilizon njerëzit. E ka bërë këtë për natyrën, për mbrojtjen e interesave kombëtare shqiptare dhe për të ardhmen e fëmijëve tanë. Rasti i fundit ishte lumi Vjosa. Flori, si thuajse asnjë artist tjetër në Shqipëri, ka reaguar fuqimisht për të mos ndërhyrë në një pasuri të jashtëzakonshme natyrore si Vjosa.

 

Së katërti, Flori di të flasë dhe di të perceptojë atë që do populli. Ai realisht që shkrihet me njerëzit në protesta. Del pa interes, sepse ka vite që e bën këtë dhe nuk përfshihet në detaje politike. Flori është kundër të gjithëve. Nuk mban askënd me hatër, as në imitimet e tij, as në realitet.

 

Kujdes! Ky artikull nuk është domosdoshmërisht i lidhur vetëm me emrin Flor Binaj, por u drejtohet figurave të ndershme publike për të treguar qartësisht mendimin e tyre. Nëse do të ishin shumë si Flori, Shqipëria do bëhet një vend më i mirë. Larg hipokrizisë dhe shtirjes.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...