“Më kërkuan rikthimin në krye të PD” Rrëfehet Sali Berisha: Refuzova për këtë arsye

Ish-kryeministri Sali Berisha ka rrëfyer se shumë miq dhe bashkëpunëtorë i kanë kërkuar rikthimin në krye të Partisë Demokratike, pas dorëheqjes në 2013.

Ai tha se argumentet që i paraqisnin ishin shumë të forta, por shtoi se ishte shumë i vendosur që nuk do ta bënte një gjë të tillë.

“Kur dhashë dorëheqjen dhe disa vite mbrapa, kam njoftuar se dorëheqja ime ishte pa kthim. Dhe ai ishte një vendim i prerë.

Kam patur shumë insistime nga miq, të cilët e shtronin në mënyrë shumë të argumentuar dhe nuk është se më lëndonin me atë mënyrën e shtrimit të tyre.

Kjo sepse në bilancin e asaj që argumenteve që unë kisha për të kundërshtuar dhe argumentet që ata paraqisnin për t’u rikthyer, argumentet më të forta i kishin ata, të miat ishin më vetjake. Por unë mbetesha i palëkundur në vendimin tim”, u shpreh Berisha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...