Kënga mori miliona klikime prej tij, Donaldi i drejtohet Ylli Limanit: “Je në borxh”

Donald Veshaj ka qenë kryefjalë e mediave kohët e fundit. Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”, aktori i humorit ka shmangur intervistat nëpër media por është angazhuar nëpër performanca në klube bashkë me Romeon dhe Elgit Dodën.

 

Së fundmi, ai ka treguar se ndodhet në Prishtinë ku dhe është takuar me Ylli Limanin.

 

Ai ka ndarë një video në “Instastory” ku dëgjohet Ylli teksa i thotë se kënga “Besom” në bashkëpunim me Dj PM dhe Dagz ka shkuar afro 8 milionë klikime.

 

Ylli thotë se kënga e publikuar 4 vite më parë kishte 500 mijë klikime ndërsa tani ka arritur këtë shifër vetëm pasi u bë virale momenti ku Donaldi e këndonte në “Big Brother”.

 

“Je në borxh” shprehet Donaldi me humor.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...