Fat i keq dhe pikë/ Çifti humbasin lotarinë prej 182 milionë $, numrat ishin në rregull, por nuk kishin bërë pagesën e biletës

Një ngjarje e pazakontë i ka ndodhur një çifti në Angli. Ata kishin luajtur për pesë javë rresht me të njëjtat numra 6, 12, 22, 29, 33, 11 në lotaribë ndërkombëtare Juromilions.

 

Mirëpo, fati duket se i buzëqeshi vetëm të premten. Rachel Kennedy (19) dhe Liam Mçroëen (21) nga Hertfordshire i blinin biletat përmes llogarisë së gruas, ku bëhej dhe pagesa automatike çdo javë, por duke qenë se ajo nuk kishte para të mjaftueshme në llogarinë e javës së kaluar, pagesa nuk u krye.

 

Megjithatë, aplikacioni i tregoi asaj se numrat e saj të zakonshëm po fitonin dhe ajo shpresonte që ata të bëheshin milionerë. Nga ky moment çifti kishte filluar të bënte plane se si do t’i shpenzonin paratë, por gjithçka ndryshoi kur kuptuan që nuk kishin paguar për biletën. Prandaj dhe kjo fitore i shkoi kot, duke ja dhënë paratë e xhekpotit një zviceriani.

 

Tashmë, Rashelimendon se numrat që kanë luajtur deri më tani janë të pafat dhe kanë vendosur të zgjedhin të tjerët për shortin e radhës.

 

“Kemi luajtur të njëjtat numra për pesë javë rresht, por në fakt kemi dy kombinime numrash që luajmë. Një kombinim janë ditëlindjet tona familjare dhe tjetri janë numra të zgjedhur rastësisht dhe ai kombinim doli fitues. Ne nuk do t’i përdorim më ato numra. Nuk kam fituar asnjëherë asgjë dhe nuk jam shumë me fat kur bëhet fjalë për gjëra të tilla”, ka thënë ajo./

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...