Këngëtarja Aurela Gaçe mes dhimbjes së madhe ka ndarë lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të bilbilit të polifonisë Hyso Xhaferraj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, këngëtarja i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve të tij, teksa kujton bashkëpunimet që ka pasur me Xhaferrajn, artist i Ansamblit të Shtetit.
Postimi i plotë:
Sot, lexova ndër miq, lajmin e hidhur për largimin nga kjo jetë të këtij bilbili të rrallë HYSO XHAFERRAJ.
Polifonia i rridhte në deje, në vena.
Prej shumë shumë vitesh ,artist në Ansablin e Shtetit.
Pata fatin ta kisha në skenë , në disa momente te vecanta skenike, aty ku doja të dëgjohej bukur e të merrte vlerat e vërteta Polifonia jonë,patjetêr në krahe do të kisha Hyson . Pasurii zëri i tij.
Ngushëllimet e mija më të sinqerta, familjes, miqve e gjithë dëgjuesve të zërit të rrallë.
U prehsh në paqe