Bujar Qamili: U mbajta tek shtylla kur më thanë që Ilir Meta të ka shpallur “Nderi i Kombit”, mendova mos ndërronte mendje

Këngëtari i këngëve popullore, Bujar Qamili, është shprehur se është emocionuar jashtëzakonisht shumë kur presidenti Ilir Meta e shpalli “Nderi i Kombit” pak ditë më parë.

 

I ftuar sot në “ABC e Mëngjesit”, artisti rrëfeu emocionet e momentit kur ia thanë lajmin deri te çasti kur kishte shkuar te Presidenca.

 

“Kur më morën në telefon dhe më thanë që Presidenti i Republikës ka firmosur dekretin që ti je ‘Nderi i kombit’, ishte një shtyllë aty afër dhe u mbajta. Thash arrita më në fund atë që kisha dasht vërtetë në karrierë.

 

Mu bë qejfi jashtëzakonisht shumë. Thosha kur shkoja rrugës se mos i del ndonjë punë më e madhe presidentit dhe më lë mua. Një pritje e jashtëzakonshme, që në momentin që kam hyrë në derë, një emocion shumë i madh. Është vlera më e madhe që kam marrë, një artist nuk ka ku shkon më lart se sa këtu.

 

Derisa të kem frymë, të kem za do jap shpirtin tim për këngën. Ajo që do të më ndaj nga kënga është vetëm sëmundja, që mundet me më pengu me dal me këndu”, u shpreh Bujari.

 

Më tej, ai tregoi edhe një episod nga koncertet kur gruaja ishte bërë xheloze.

 

“Jo, nuk është bërë xheloze gruaja është e mirëkuptueshme. Një herë në një koncert i thash po vij mbrapa dhe ik ti para. Isha me dy vajza, njëra prej tyre iku dhe mbeta me njërën. Kjo më tha: ‘Po të sheh ajo gruaja, nuk e dinte që ishte gruaja ime. Ndërkohë, më pyeti më pas gruaja se ça të tha ajo vajza. ‘Hic po të thërret gruaja’, i thash”, deklaroi këngëtari.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...