Iliri dhe Sabianin e ironizojnë Donaldin: Po ikim në Top Channel, ishalla nuk zihemi me njeri

Ilir Shaqiri u shpall fituesi i edicionit të parë të Big Brother Albania VIP, por mes rezervave nga fansat e Donaldit, të cilët kishin mbështetur në këto muaj aktorin e humorit.

 

Vëllezërit Veshaj nuk i kanë fshehur pakënaqësitë me produksionin, aq sa duket se kanë hequr dorë dhe nga emisioni i tyre në Top Channel, i cili iu ofrua si një dhuratë për Donaldin, në prime time, orar ky i shumëdëshiruar për çdo personazh ekrani.

 

 

Në një reagim të parë gjatë ditës së djeshme, Donaldi tha se do të ndërtonte 4 shtëpi, 2 në Kosovë dhe 2 në Shqipëri, për persona në nevojë, me buxhetin e tij personal, pavarësisht se nuk e fitoi dot çmimin e madh.

 

Në një formë sfide, të njëjtën gjë kërkoi dhe nga Iliri, i cili duket se për momentin ka zgjedhur që të mos përgjigjet.

 

Teksa shfaqet në makinë me mikun që njohu brenda shtëpisë, Sabianin, Iliri thotë se do të shkojnë në Top Channel për disa xhirime.

 

Në këto momente Sabiani uron që aty të mos zihen me njeri, duke pranuar kështu pakenaqësitë që ka shkaktuar fitorja e Ilirit, dhe aludojnë ndoshta dhe për njëpërballje me Donaldin.

 

Pjesë nga biseda:

Iliri: Mirëmëngjes të gjithëve, ju duam shumë, luanët e Shqipërisë, nga luanët e topit, duke lexuar komentuar, të gjithë mesazhet, na besoni zemra jo mal, por… emocione nga më të paparat na keni dhënë. Ka shkruajtur e gjithë bota për ne, e imagjinoni, ku kemi fluturu. Do ta mbajmë frymën te topi tani, se kemi disa puntata për të xhiruar.

 

Sabiani: Ishalla nuk zihemi

 

Iliri: Do zihemi me kë, më fal?

 

Sabiani: Sa doli më kritikoi, mos telefonin kur nget makinën, mos këtë mos atë.

 

Iliri: Ja nxiva jetën, shkruani te Sabi apo te Iliri e njëjta gjë është. Rrofshi për të gjitha mesazhet, do ti përgjigjem të gjithave një e nga një, Sabi të betohem që kishin shkruajtur nga e gjithë bota, ju duam

 

Në ditët e ardhshme pritet që të ketë dhe disa episode të post Big Brother VIP, ku konkurentët do të sqarojnë përplasjet që kanë pasur brenda shtëpisë. Mbetet për t’u parë nëse Donaldi do të pranojë të rikthehet më në ambientet e Top Channel.

 

Në videot që kanë qarkulluar kryesisht në rrjetet sociale, vëllai i tij Roemo shihet duke u përplasur me produksionin në momentin që Arbana tha emrin e Ilirit si fitues. Ata kanë fshirë promon e emisionit, dhe nuk ndjekin më në Instagram, qoftë motrat Lori e Sara Hoxha, qoftë Arbanën.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...