Çfarë ndodhi? Gjesti i Donaldit ndaj Einxhel Shkirës i habit të gjithë (VIDEO)

“Gjakrat” mes Einxhel Shkirës dhe Donald Veshajt duket se janë qetësuar.

 

 

Aktori dhe moderatorja po qëndronin së bashku me banorët e tjerë të BBV në oborr, dhe teksa Einxhel Shkira po haste vështirësi me heqjen e bluzës për shkak të krahut të thyer gjatë lojës në shtëpinë e Big Brother Vip.

 

Fillimisht i ka shkuar në ndihmë modelja Beniada Nishani dhe më pas aktori Donald Veshaj. Të dy e ndihmuan të hiqte bluzën, në mënyrë që prezantuesja të rrinte më rehat.

 

Duket se dyshja ka bërë ‘paqe’ me njëri-tjetrin dhe kanë hedhur pas krahëve mosmarrëveshjet mes tyre.

 

Einxhel Shkira akuzoi Donald Veshajn se e hoqi padrejtësisht nga puna dhe nuk i dha rrogën kur e punësoi në emisionin e tij “Binjakët”. Ndërsa aktori humorit iu drejtua duke thënë “di shumë gjëra për ty”, por nuk donte ti tregonte për të mos i prishur imazhin.

 

 

TE TJERA

spot_img