Pronarja e Top Channel i bën të papriturën, Einxhel nuk i mban dot lotët

“100 mijë euro nuk ma ndryshojnë jetën. Do doja të hapja një fondacion për vajzat, të cilat familjet i detyrojnë të martohen të reja, pa u dhënë asnjë mundësi”.

 

Kjo është ideja e Einxhel Shkirës, nëse fiton Big Brother VIP. “Për shembull, me fondacionin tim do ndihmoja vajzat të shkollohen ose të bëjnë kurse, nëse nuk kanë mundësi. Sigurisht, më duhet ndihma e njerëzve profesionistë. Vajzat dhe gratë duhet të jenë të pavarura. Duhet të jetojnë me zgjedhje të lira”, argumentoi moderatorja e njohur sonte në mbrëmjen live të Big Brother.

 

Për këtë, familja Hoxha, pra pronarët e Top Channel, do ta ndihmojnë Einxhelin të hapë këtë fondacion për vajzat shqiptare. Do të jetë një talk-show në televizion, me të cilin Einxhel do të mund të ndihmojë rininë shqiptare.

 

Big Brother Albania VIP tashmë ka hyrë në fazën e fundit të këtij edicioni. Finalja e madhe është me 18 shkurt, ku do të shpallet fituesi i trofeut që vlen 115 mijë euro.

 

Favoritët e këtij viti sipas rrjeteve sociale janë Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj. Ata kanë përkrahës më shumë, ndërsa pas tyre janë emra si Einxhel Shkira, Beniada Nishani dhe Monika Lubonja.

 

Mbetet për t’u parë se cili banor do të ketë më shumë durim në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Finalistët do të fitojnë automatikisht 10 mijë euro secili.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...