MAJLINDA ANGONI KONFIRMOHET SI KANDIDATJA E PS-SË PËR BASHKINË E SHKODRËS

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste ku janë prezantuar edhe kandidatët që do të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Partia Socialiste ka konfirmuar si kandidate në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit për bashkinë e Shkodrës, Majlinda Angonin.

Aktualisht Angoni është në krye të prefekturës së Shkodrës prej shtatorit 2020.

Ndërsa bashkia e Shkodrës është e vetmja bashki që drejtohet nga demokratët.

Konkretisht emrat e propozuar janë:

Për Bashkinë Durrës , PS garon me Emirjana Sakon, aktualisht kryetare në detyrë

Për Bashkinë Dibër, PS garon me Rrahim Spahiu, me karrierë të gjatë në administratën publike dhe atë bankare.

Për Bashkinë Rrogozhinë, PS garon me Edison Memolla, aktualisht kryetar i komanduar

Për Bashkinë Vorë, PS garon me Blerim Shera

Për Bashkinë e Lushnjes vijojnë ende diskutimet ku emri do të jepet të martën e 1 Shkurtit

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...