Einxhel thyeu krahun, disa nga banorët e shtëpis shkrihen së qeshuri (video)

Einxhel u largua nga shtëpia sepse i duhet t’i nënshtrohet një operacioni. Ndërkohë, banorët e kanë komentuar momentin kur ajo u rrëzua.

Duke qëndruar së bashku në oborr disa prej tyre edhe nuk e mbajnë të qeshurën. Arjola, Monika madje mbulojnë fytyrën teksa qeshin me të madhe.

Në orët e para të mëngjesit, Enxhel duke luajtur me një jastëk rrumbullak të stërmadh në formë rrote, në tentativë për ti hipur sipër, bie dhe shembet përtokë.

Menjëherë sa ra dëgjohet të thotë: “oh, e theva krahun”. Banorët e tjerë nuk e marrin seeiozisht fillimisht dhe shkrihen së qeshuri. Iliri që ishte më afër, i afrohet të sigurohet për gjendjen e saj.

Më pas afrohet Arjola, ende duke qeshur, në atmosferën e lojës që ishin duke bërë, pasi nuk e kupton menjëherë sa serioze është gjëndja dhe me shaka thërret “Dagz”.

Iliri përpiqet ti prekë krahun Enxhelit por ajo nuk e lejon. “E kam nxjerrë nga vendi”, i thotë. Beniada vë re që diçka nuk është vërtet në rregull dhe e shqetësuar u thotë banorëve “e shikon si ka dalë?”, duke e patur fjalën për ndonjë kockë të krahut, të dalë vendit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...