“Legjenda nuk kërkon lëmoshë” Një nga parodistët e Vlorës do bëjë një operacion të vështirë, revoltohet gazetari

Artisti Mane Lumani, pjesë e parodistëve të Vlorës, është duke kaluar një gjendje të vështirë shëndetësore.

Humoristit i duhet të bëjë një ndërhyrje të vështirë kirurgjikale në zemër, por në pamundësi financiare në heshtje ka kërkuar ndihmë.

Në nëntor të vitit të kaluar ai kërkoi ndihmën e shqiptarëve për të dhuruar me aq mundësi sa të kishin, sepse familja vetë nuk i përballonte dot kostot. Mane Lumani nuk merr as pension special nga shteti, edhe pse i ka dhënë shumë vendit dhe popullit shqiptar.

Gazetari Ergys Alushi ka publikuar sot një foto me paradostin vlonjat dhe thotë se nga kërkesa për ndihmë, për të janë mbledhur vetëm 200 euro dhe 500 lekë. Bashkia e Vlorës e ka injoruar.

“Legjenda kryen një operacion të vështirë në datën 1 shkurt dhe ndihma e njerëzve për të ka qenë vetëm 200 euro dhe 500 lekë! Bashkia e Vlorës e ka injoruar kërkesën e “Mjeshtrit të Madh” për ndihmë financiare për të kryer operacionin! Legjenda nuk kërkon lëmoshë, por minimalisht respekt e mirënjohje në të gjallë për atë që ka dhënë me humorin e tij”, shkruan gazetari.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...