Bora Zemani pjesë e finales së “Big Brother VIP”?

Reality-show më i ndjekur në trojet shqiptare, “Big Brother”,

u rikthye në ekranet televizive më 5 tetor të vitit që lamë pas. Por, tani në një format më ndryshe, me fytyra publike e të njohur për stilin e tyre.

Pas katër vitesh pauzë, ky program tejkaloi çdo pritshmëri, duke u bërë programi më i shikuar, u bë temë kryesore emediave rozë, madje u kthye edhe temë e diskutimeve të shoqërisë sonë.

Ndryshe nga sezonet e kaluara që mbaronin në ditën e 100-të, tani në shtëpi banorët janë në ditën e 106-të dhe finalja e madhe do të mbahet më 18 shkurt, pra edhe një muaj nga data e sotme.

Ngjarja më e përfolur e këtij formati ishte takimi i moderatores, Bora Zemani me ish të dashurin, aktorin, Donald Veshaj, takim i cili përfundoi me puthje të dyshes kështu duke u rikthyer në dyshen më të përfolur.

Por, vetëm pak javë pas takimit ai konfirmoi lidhjen me këngëtaren kosovare, Beatrix Ramosaj, kështu duke u kthyer sërish në temë kryesore të mediave, me trekëndëshin e krijuar (Bora-Donald-Beatrix).

Sipas burimeve të “Pamfletit” në ‘TopChannel’, një ide lidhur me Bora Zemanin që të jetë prezente në natën finale është hedhur në tavolinë e diskutimeve mes Arbana Osmanit, Lorit dhe Sara Hoxhës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...