U prish prapë koha! Beatrix i dhuron puthje, Donaldi e injoron keq

Beatrix po përmbush një mision. Pjesë e këtij misioni janë provokimet që duhet t’iu bëjë banorëve tjerë brenda shtëpisë, por kryesisht e fokusuar tek Egzona dhe Donaldi.

Ajo është bërë gjoja se është xheloze për Egzonën ku në një moment i tha Donaldit se ajo e ka në qejf. Kjo bëri që Donaldi të preket nga sjellja e çuditshme e Trixës madje nuk po i besonte se e ka me të vërtetë.

Pas kësaj Trixa vendosi të shkonte t’i dhuronte një puthje për të parë se si do reagojnë banorët tjerë. Por veprimi i saj nuk u mirëprit nga Donaldi i cili nuk i kushtoi rëndësi puthjes së saj.

Siç duket banorët tjerë nuk e kanë kuptuar se provokimet janë pjesë e këtij misioni. Ajo së fundmi ka debatuar me Donaldin ku ka treguar xhelozinë ndaj tij për Egzonën.

Beatrix shpërthen në të bërtitura duke i thënë se Egzona të ka në qejf, derisa Donaldi nuk e besoi sjelljen e Trixës dhe i kërkonte të betohen në mamin e saj , gjë që Beatrix refuzoi ta bënte.

Kujtojmë se Egzona është banore e rë në shtëpi, pasi ka hyrë pak ditë më parë bashkë me Token tashmë të eliminuar, me Arbërin, Xheisarën dhe Tan Bramën.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...