Arian Çani bën deklaratën e bujshme/ Sali Berisha mund të marrë goditjen e fuqishme të shtunën!

Analisti Arian Çani thotë se nëse edhe pas të shtunës kreu i PD Lulzim Basha do vazhdojë të jetë në zyrë brenda selisë blu, atëherë Sali Berisha ka dështuar.

Çani u shpreh se “lufta” në PD është përleshje mes personash dhe jo përleshje idesh.

Pjesë nga intervista për MCN TV

Çani, pamë që zoti Basha ka blinduar selinë. Për kë po i mbyll dyert zoti Basha dhe për një qytetar që e shikon nga jashtë këtë situatë çfarë mesazhi merr?

Çani: Nuk është një imazh i mirë për Bashën që arriti deri në këtë pikë që jo vetëm të mos tërhiqet po të blindojë dyert. I ka bërë në një kohë rekord sepse janë disa hyrje në seli. Mendoj që kjo është përleshje personash dhe jo përleshje idesh. Do isha kurioz të linde brenda së djathtës të lindte një ide e re. Fakti që kjo nuk u shtjellua mbetemi në përleshje personash.

Berisha është njeri i fortë, kjo dihet, por po del që edhe Basha është i fortë, ai i blindoi dyert dhe nuk janë kaq të thjeshta për ti hapur. Nëse dyert nuk do hapen me lehtësi dhe do përdoren mjete të rënda do krijohet një atmosferë e rënduar. Nëse dhe të shtunën Basha do vazhdojë të jetë në zyrë Berisha ka dështuar. Përderisa nuk ka debate me thelb kjo është një luftë se kush është më i forti.

Çani, duhet që pala e zotit Berisha të priste vendimin e Gjykatës?

Çani: Basha juridikisht është i mbrojtur. Mendoj se Berisha është i vonuar, duhet të kishte nxjerrë Bashën jashtë që atë ditë pas kuvendit. Ajo është një përpjekje që duhet të ndodhë tani sepse pas vendimit të gjykatës është më e vështirë. Është një ndeshje interesante në fakt.

Si e shihni rolin e ndërkombëtarëve?

Çani: Mu duk me vend reagimi i ambasadores franceze që ne nuk jemi këtu për të futur hundët. Europianët janë të qartë, gringot do vazhdojnë të jenë kështu për sa kohë janë superfuqi. Afganistani deshi 20 vjet, këtu nuk e di sa do të dojë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...