Rudina Xhunga paralajmëron: Berisha ia mori dhunshëm godinën SHQUP-it, tani do t’ia marrë me dhunë Bashës!

Gazetarja Rudina Xhunga foli për zhvillimet politike në vend.

 

Ajo shprehet se Berisha kërkon ta marrë godinën e PD me forcë, sikurse ia mori shtetit dikur me dhunë.

 

“Kjo javë mund të sjellë zhvillime politike të rëndësishme. Berisha kërkon të marrë godinën e PD. Do të ketë protesta, por mua kjo lëvizje nuk më thotë asgjë. Uroj që edhe shqiptarëve të mos i thotë asgjë. Kjo është një luftë për godinë. Ndonjëherë është karma ajo që të ndjek. Godinën e PD , ia morën me forcë shtetit. Ishte SHQUP-i dhe pasi ra nga pushteti, Berisha e privatizoi sepse mundej. Tani Basha ia ka marrë sepse mundet. Tani Berisha do ta marrë sërish, me dhune, siç ia mori shtetit një herë me dhunë.

 

Përtej godinës, në PD ka përballje të dy forcave; një koalicion anti-amerikan, një koalicion që i përket të vjetrës dhe jo te ardhmes. Nga ana tjetër kemi një PD zyrtare që kërkon të mbajë mandatet, godinën, vulën dhe vazhdimësinë. Militantët në 2022 janë pragmatistë, janë të qartë. Ndoshta ka mes tyre njerëz që besojnë që mund të rilindë Berisha, por kjo është e pamundur. Berisha e ka të pamundur të rikthejë në pushtet PD.

 

Sikundër, kush ka iluzione se Berisha do të shkojë në PD të vërë drejtësi dhe më pas do t’ia japë me të drejtë, drejtimin e kreut të partisë ndonjërit prej tyre që rri e pret radhën, do të jetë i zhgënjyeri i madh. Ndaj uroj që ajo përplasje të mos dalë nga godina dhe të qartësohet brenda vetes, drejt rrugës së dy PD-ve.

 

Dhe pastaj secili të vijojë rrugën politikisht. Në fund të fundit, politika nuk ka përse të jetë dhunë, politika është komunikim, marrëveshje, pragmatizëm dhe është ndryshim. Uroj fuqimisht që politika të jetë e tillë këtë vit.

 

Ndaj uroj që 2022 të jetë një vit politik që sjell lëvizje. Disa gjëra të qartësohen, disa gjëra të shkojnë përpara, e disa të tjera do të mbesin në vend për vitin tjetër. Asgjë nuk do të mbarojë këtë vit. Me rëndësi është që 2022 të jetë një vit që të na çojë përpara, jo një vit që na çon 10 vjet pas”, tha Rudina Xhunga e ftuar në edicionin e lajmeve në Dritare.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...