Hasa kërcënon Sali Berishën: Do të publikoj të gjitha videot

Endri Hasa, u la jashtë listave të 25 prillit, paçka se shefi faktik SHQUP, i kishte premtuar vendin e 3-të në listën e Qarkut Elbasan;

dhe shpresa e vetme që ka për t’u futur në listë, është pazari i Berishës me Bashën e Celibashin, për të nxjerrë me “kleçkë ligjore”, ndonjë kandidat nga ata që nuk kanë paguar, ose nuk kanë me çfarë të kërcënojnë

Një info konfidenciale nga Dega e PD-Elbasan, na ka bërë me dije, se ish-deputeti i kësaj partie, Endri Hasa, ka reaguar me mesazh kërcënues ndaj Sali Berishës, lidhur me mos përfshirjen e tij në listat e kandidatëve për deputet.

Edhe pse zyrtarisht, listat i ka hartuar kryetari Lulzim Basha, ish-deputeti Endri Hasa i Elbasanit, i ka dërguar kryetarit faktik të PD, sinjalin se për këtë nxjerrje nga loja, do publikojë kamerat audio-video të 21 janarit 2011, me pamje brenda kryeministrisë.

Shkak për këtë paralajmërim kërcënues prej tij, është bërë mos mbajtja e premtimit nga Berisha, për ta futur Hasën në listën e Qarkut-Elbasan apo Tiranë; paçka se komisioni “Ruli” e kishte eleminuar qysh në fazën e parë.

Kërcënimi nuk është bërë ashtu kot sa për të “shfryrë dufin”, por parlajmërim që e tmerron Sali Berishën, mbasi ish-deputeti Endri Hasa, ka në dorë kamerat audio-video të datës 21 janar 2011, me të gjitha detajet brenda mjediseve e zyrave të kryeministrisë atë ditë.

Kujtojmë, se Endri Hasa, në vitin 2011 ka qenë drejtor i AKSHI-t dhe me urdhër e mirëbesim të plotë të Sali Berishës, ka ç’instaluar e ka fshirë nga serveri gjithë filmimet e asaj dite proteste, duke mbajtur tinëz një kopje të tyre, gjë të cilën e ka provuar dhe hetimi i parë i prokurorisë.

Po sipas informacionit, ky paralajmërim që nuk e lë të qetë Sali Berishën, është bërë me parmendim nga ish-deputeti Hasa, si shpresa e vetme e tij; se Berisha do t’i luaj “fijet” me Bashën e Celibashin, për ta futur në listë, duke eleminuar ndonjë kandidat me “kleçkë” sado të vogël, që nuk ka se me çfarë të kërcënojë.

Nuk dihet, nëse Endri Hasa do të futet apo jo në listë, por nuk ka asnjë dyshim, se përballë këtij paralajmërimi konkret për 21 janarin, Sali Berisha mund të përmbysë gjithë listat e kandidatëve, deri në momentin kur KQZ nuk ka marrë vendim për miratimin e emrave që ka dorëzuar Lulzim Basha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...