Iliri është zgjedhur mbrëmjen e djeshme si i preferuari i publikut. Për shikuesit e rregullt nuk ka qenë aspak surprizë, pasi duket qartë që ai është më i pëlqyeri nga publiku.
E teksa Arbana ka thënë vendimin që Iliri është më i preferuari i publikut, ai që ka festuar më shumë është Sabiani.
Ky i fundit ka ulëritur me të madhe dhe ka duartrokitur fort, më shumë se të gjithë të panishmit në studion e BB Vip.
Kujtojmë se Sabiani dhe Iliri kanë pasur një miqësi të sinqertë brenda shtëpisë se BB Vip. Këngëtari doli javën e kaluar, ndërsa Iliri vazhdon qëndrimin.