Qeveria e ka shpallur prioritare luftën për pastrimin e territorit nga mbetjet, duke përcaktuar edhe buxhet shtesë në vitin 2022. Kryeministri Edi Rama i mblodhi në mjediset e kryeministrisë bashkiakët dhe prefektet për t’ju a bërë të qartë se nuk do të ketë tolerime në këtë luftë, madje ai i kërcënoi hapur me marrje kompetencash dhe dërgim në prokurori, ata që nuk i binden zbatimit të nismës së mandatit të tretë qeverisës.
Por ajo që ra në sy në këtë mbledhje, ishte mungesa e kryetares së bashkisë Shkoder Voltana Ademi, e vetmja demokrate në krye të një prej 61 bashkive të Shqipërisë. Arsyeja e mungesës u bë mos shkuarja e një ftese në drejtim të Ademit nga kryeministria, duke e përjashtuar kështu të parën e bashkisë më të madhe të veriut të vendit, si dhe një prej bashkive më të rëndësishme të vendit.
Në rreshtin e parë u pa vetëm prefektja Majlinda Angoni, si zëri i vetëm i cili përfaqësoi Shkodrën. Por cila është arsyeja që kryeministria përjashtoi Ademin nga kjo mbledhje? Në fillim të nëntorit gjykata kushtetuese do të vendosë për fatin e 30 qershorit, ku me gjasa pas konkluzioneve të Venezias, do të ketë zgjedhje të pjesshme vendore, pra në ato bashki që nuk u zhvilluan apo nuk ka një kryetar.
E mes tyre është Shkodra, ku Ademi qëndroi në këtë post pas “aksidentit” politik me Valdrin Pjetrit. Edi Rama duke e ditur fatin e Ademit dhe se ajo me gjasa nuk do të jetë në krye të bashkisë në 2022, ka nisur ta eliminojë që tani, duke mos e ftuar më në takime, apo duke i kufizuar hapësirat e prezencës në dalje publike.
Prej marrjes së detyrës, Ademi është njeriu që ka shfaqur me shumë përplasje e kontradita me qeverinë, duke penalizuar në këtë rast edhe vetë Shkodrën, si qarku me më pak vemendje dhe investime nga qeveria Rama.