Shirokë-Zogaj: Nënshkruhet kontrata për nisjen e punimeve. Beci: Kontrata kap vlerën 4.7 milionë euro.

Është nënshkruar kontrata për nisjen e punimeve në rrugën Shirokë-Zogaj dhe për sistemin e kanalizimeve në këto zona. Projekti do të realizohet nga kompania ALB Star, e cila ka fituar kontratën me vlerë 4.7 milionë euro.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim është informuar për nënshkrimin e kontratës mes Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe kompanisë ALB Star, ku pritet që punimet të përfundojnë deri më 2 tetor 2025.

Kjo ndërhyrje, pas shumë vonesash gjatë viteve, është pjesë e një seri investimesh të rëndësishme në Shkodër, ku tashmë ka nisur puna për hyrjen e qytetit, me një investim prej 11 milionë eurosh për segmentin nga Harku i Bërdicës deri tek Ura e Bahçallekut, si dhe për transformimin e Zdrales.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Shqiperia shkelqen ne arenen nderkombetare te turizmit por Shkodra mbetet jashte

Ndersa Shqiperia mbylli prezantimin e saj ne nje nga...

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...